Milos Vazura ka njoftuar se numri i forcave të sigurisë për ndeshjen Partizan – Skënderbeu është trefishuar.
Drejtori sportiv i skuadrës serbe ka dhënë para ndeshjes se ata kanë rritur në 700 numrin e personave që kujdesen për sigurinë e ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
“Ne kemi trefishuar numrin e sigurisë në stadium, në vend të 200-250 që UEFA kërkon, ne kemi 700 njerëz, ne kemi më marrë më shumë kamera, dhe çdo fjalë ofenduese mund t’i kushtoj Partizanit me një ndeshje minimumi pa tifozë”, tha fillimisht ai.
“Kamerat janë aq të mira sa që ne mund të fokusohemi në çdo tifozë. I gjithë stadiumi është i mbuluar, nga jashtë në brenda, secila pjesë e tij. Kamerat kanë aftësi për zmadhim deri në 36x dhe sistemi i tyre është i lidhur me policinë”
Takim ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt në fazat e grupeve në UEFA Evropa Ligë.
Ndeshja në stadiumin Parizan të Beogradit fillon në ora 19:00./arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...