Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 91:76 (21:25, 22:22, 24:15, 24:14) në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja në Prishtinë ka qenë shumë interesante me të dy skuadrat që luftuan për fitore nga fillimi deri në fund. Çereku i parë ishte shumë interesant, derisa për një nuancë mysafirët ishin më të mirë duke e fituar 21:25. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë dhe kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 22:22 dhe Ponte shkoi në pushim me katër pikë epërsi, 43:47. Periudha e tretë ishte edhe më interesante, ku Prishtina rikthehet fuqishëm dhe arrin të barazojë shifrat në 60:60, e më pas edhe të kalojë në epërsi, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 67:62 për ‘Bardhekaltrit’. Vendasit ruajtën epërsinë e krijuar deri në fund, madje edhe e thelluan, duke triumfuar në fund 91:76.
Te Sigal Prishtina u dalluan Jordan Johnson me 23 pikë e 11 asistime, Mikaile Tmusiq me 21 pikë e nëntë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 16 pikë dhe 11 kërcime, kurse te skuadra e Ponte Prizrenit u dalluan Urim Zenelaj me 20 pikë e 14 kërcime dhe Andre Wolford me 19 pikë.
Sigal Prishtina ka 14 fitore dhe katër humbje, kurse Ponte Prizreni 10 fitore dhe tetë humbje./arbresh.info.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...