Sigal Prishtina-Trepça, sot dalin në shitje biletat

07:51 | 27 Prill 2023
E.H

Të dielën me fillim nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet dueli i madh i basketbollit kosovar ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Këto dy skuadra deri më tani i kanë zhvilluar katër duele në kuadër të play-off it dhe janë të barabarta në seri, dy me dy.

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se që nga sot do të filloje shitja e biletave. Ato do të kushtojnë 3 dhe 7 euro.

“Shitja e biletave për ndeshjen e pestë gjysmëfinale mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça do fillojë nesër tek zyret e Klubit në Pallatin e Rinisë nga ora 12:00 deri në 18:00.”, thuhet në njoftim./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme