Sigal Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të ‘Play-Off’ të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kampioni aktual para shikuesve të vetë kanë triumfuar kundër Trepçës me rezultat 89-78.
Bardhekaltërit pjesën e përfunduan me një pikë epërsi, megjithëse ishin super të favorizuar.
Çereku i parë i takoi mysafirëve të cilët një lojë më të sigurt duke e përfunduar 10 minutshin e parë me rezultat 23:22.
Por, prishtinasit shtrënguan radhët e veta dhe me një lojë të bukur të Drilon Hajrizit, i cili realizoi 18 pikë për 20 minuta, përfundoi pjesën e parë me rezultat minimal 47-46.
‘Plisat’ arsyetuan epitetin e favoritit në pjesën e dytë, kur në të dy çerekët triumfuan kundër ‘minatorëve’.
Në çerekun e tretë vendasit ngritën epërsinë në dhjetë pikë dhe këtë periudhë e përfunduan 66:56.
E në periudhën e fundit mysafirët nuk patën fuqi të përcjellin ritmin e vendasve dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 89-78 në dobi të prishtinasve.
Drilon Hajrizi ishte basketbollisti më efikas te ‘Plisat’ me 26 pikë, ndërsa Besnik Azemi u dallua me lojë të mirë te Trepça me 29 pikë.
Seria tash vazhdon në Minatori të Mitrovicës, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës. Ekipi që arrin tre fitore së pari, kualifikohet në finale të Play-Off. Në rast se nuk zgjidhet fituesi pas dy ndeshjeve të radhës, atëherë seria në dy ndeshjet e fundit (të katërtën dhe të pestën) bartet në Prishtinë.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi