Sigal Prishtina është rikthyer tek fitorja, duke mposhtur Istogun me rezultat të thellë, 117:63, në javën e 11-të në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Vendasit që dominuan nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të sigurt, duke mos e rrezikuar asnjëherë dhe triumfuan në fund 117:63, që ishte më e larta për kryeqytetasit në këtë edicion, përcjell Arbresh.info.
Te Prishtina të gjithë basketbollistët që luajtën shënuan, ndërsa më të dalluarit ishin Fisnik Rugova me 21 pikë e 13 kërcime dhe Dardan Berisha me 21 pikë e 11 asistime.
Kurse te Istogu, 12 pikë shënoi Tyres Prince, kurse nga 11 shtuan Kahlon Witeley dhe Arian Azemi.
Prishtinasit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, kurse istogasit një fitore e dhjetë humbje./Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...