Proton Cable Prizreni ka mposhtur Sigal Prishtinën pas vazhdimeve në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e basketbollit kosovar me rezultat 94-91.
Koha u rregullt u përmbyll me rezultat 81-81, shkruan Arbresh.info.
Një ndeshje mjaft e baraspeshuar deri në fund mirëpo, Sigalin e penalizoi largimi i Shaheed Davis me pesë personale.
Lojtari më i dalluar tek Prizreni ishte Urim Zenelaj me 23 pikë, teksa lojë të mirë bëri edhe Isaiah Kelly, që ishte vendimtar në vazhdime.
Kurse për bardhekaltrit shkëlqyen Shaheed Davis me 22 pikë dhe Armstead me 21 sosh, por të pamjaftueshme për të arritur fitoren.
Kujtojmë se Prishtina ishte pa Dardan Berishën e lënduar në këtë ndeshje dhe qendrën Stone që e la për të pushuar për ndeshjen ndaj Trepçën.
Prizrenasit e regjistruan fitoren e shtatë në këtë kampionat, kurse për kryeqytetasit është humbja e tetë krahas 14 fitoreve.
Kryeqytetasit e luajnë ndeshjen e radhës ndaj Trepçës, kurse Prizreni do të luaj ndaj kampionët në fuqi Pejës./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League