Sigal Prishtina pëson disfatë në shtëpi

20:53 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Tashmë ka përfunduar gjithçka në ndeshjen Sigal Prishtina – Belfius Mons-Hainaut, shkruan portali arbresh.info

Ekipi vendës në minutat e fundit të lojës ka lëshuar lojën duke pësuar kështu humbjen e parë si vendës.

Loja ka mbaruar me rezultat 69:75.

Prishtina ka dominuar që nga fillimi ku pjesën e parë e ka mbyllur me rezultat 42:37.

ndeshja

Lojtari më i mirë nga bardhë e kaltrit ishte padyshim Dardan Berisha me 31 pikë, kurse tek ekipi kundërshtar më efikasi ishte Garlon Green me 20 pikë të shënuara.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikim në raundin e dytë në FIBA Europe Cup./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme