Klubi më i trofeshëm në Kosovë në basketball, Sigal Prishtina, ka vazhduar me përforcime para fillimi të kampionatit të ri.
Pasi, arritën ta rikthejnë në shtëpi basketbollistin kosovar, Dardan Berisha, klubi kryeqytetas ka sigurar edhe një basketbollist kualitativ.
Bëhët fjalë për lituanezin, Denis Krestinin, i cili është vetëm 24 vjeçar dhe shtatëlartë 201cm.
24 vjeçari në të kaluarën ka luajtur për Turow Zgorzelec, BK Jelgava, BK Barons, e shumë skuadra të tjera. /arbresh.info/
Ja postimi zyrtar i KB Prishtinës në rrjetin social Facebook.
Zyrtare: Aloja lituaneze, Denis Krestinin, përforcimi i radhës i skuadrës sonë
KB Prishtina është përforcuar me lojtarin Lituanez Denis Krestinin
Edhe pse kishte shumë oferta Denis zgjodhi KB Prishtinën, Champions League, Europe Cup, si dhe Plisat për atmosferën e zjarrtë që ata krijojnë gjatë ndeshjeve.
Alo-Qendra Lituaneze në edicionin e fundit ka luajtur për ekipin Jurmala, në Ligën Baltike.
Denis Krestinin është 24 vjeç dhe 201cm i gjatë.
Ka luajtur për ekipet si: Vilnius KK Akademija, Šarūnas Marčiulionis Basketball Academy, BC Sakalai, Turóë Zgorzelec, BK Jelgava, BK Barons, dhe së fundmi për BK Jurmala.
Ka qenë kampion në Poloni me ekipin Turów Zgorzelec, dy herë vendin e tretë në Letoni, si dhe nënkampion i Ligës Baltike.
Krestinin shquhet për lojën e dobishme ekipore, me kualitete të theksuara indivduale, si dhe atraktivitet e ngulitje spektakolare.
Denis qysh sot do të jetë në Prishtinë dhe do t’iu bashkangjitet shokëve të skuadrës, me përjashtim të reprezentuesve të Kosovës.
Mirë se vjen Denis!
https://www.facebook.com/KBPrishtina/photos/a.499047543439668/2183865591624513/?type=3&theater
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...