Google ADS

Sigal Prishtina nikoqir i Lovcen Cetinje në Ballkan Ligë

13:22 | 6 Dhjetor 2023
D.H

Sigal Prishtina luan ndeshjen e dytë në kuadër të Ballkan Ligës (BIBL), ndaj skuadrës malazeze Lovcen Cetinje.

Ndeshja fillon në ora 17:30 dhe luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, shkruan Arbresh.info.

Për Prishtinën kjo është ndeshja e parë që e luan në BIBL, para publikut të vet.

Në këtë ndeshje kryeqytetasit janë pa Muhamedali Janjevën e lënduar gjithashtu për arsye të njëjtë mungon edhe Daniel Lekndreaj tash e ca muaj për shkak të operimit në pjesën e gjurit.

Kryeqytetasit ndeshjen e parë e kishin luajtur ndaj Lovcenit në Mal të Zi, ku humbën me rezultat 90-83.

Prishtina aktualisht është e fundit në tabelë dhe ka vetëm një pikë pas vetëm një ndeshje të zhvilluar.

Kurse malazezët kanë tri fitore në po aq ndeshje dhe prijnë tabelën e BIBL me gjashtë pikë./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme