Sigal Prishtina ka arritur të mposht skuadrën e Vëllaznimit me rezultat 83-73 në çerekfinalen e tretë të Play-offit.
Kryeqytetasit patën epërsi që nga starti i ndeshjes dhe e ruajtën deri në fund, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në këtë fitore ishte Diamond Stone me 28 pikë e 11 kërcime.
Lojë të mirë bëri edhe Armstead që shënoi 14 sosh.
Ndërsa tek gjakovarët, Myreon Jones ishte më i dalluari me 22 pikë., kurse edhe Jordan Dallas shtoi edhe 14 sosh por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Pas kësaj fitore Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale të Play-offit, aty ku e pret Trepça.
Seria gjysmëfinale e play-offit mes këtyre dy skuadrave fillon të dielën në Mitrovicë.
Çifti tjetër gjysmëfinal është Peja-Ylli./Arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...