Sigal Prishtina është kualifikuar në finale të play-off-it të IP Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të përballet me Bashkimin.
Kryeqytetasit sonte e kanë fituar edhe ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit, këtë herë me shifrat 78:68.
Përveç çerekut të parë, të cilin vendësit e fituan me rezultat 18:14, në 30 minutat tjerë prishtinasit ishin për një nuancë më të mirë dhe vazhdimisht patën epërsi të lehtë, e cila në fund shkoi në dhjetë pikë.
Filip Bundoviq ishte më efikasi te Sigal Prishtina me 31 pikë të shënuara, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Fisnik Rugova (14), Granit Rugova (12) dhe kapiteni Edmond Azemi, i cili ndeshjen e përfundoi me 10 pikë të shënuara.
Ndërsa, te skuadra therandase, Artin Gashi me 18 pikë ishte më i dalluari, Alexis Wangmene kontribuoi me 12, ndërsa Michael Harmon dhe Leonard Mekaj i shtuan nga 11 sosh.
Në këtë mënyrë, Sigal Prishtina i është afruar edhe një hap synimit për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...