Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Prizreni 16 me rezultat 98:89 (34:21, 21:31, 22:15, 21:22), duke barazuar serinë çerekfinale në 1:1. Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në Prizren, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Golden Eagle Ylli.
Vendasit e nisën për mrekulli, me një seri prej 15:0 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, ku këtë pjesë e fituan 34:21. Por, në periudhën e dytë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë shkrin epërsinë, dhe kaluan minimalisht në epërsi 45:46, por tetë pikë radhazi nga kryeqytetasit bën që të shkëputen në 53:46, por në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë më e barabartë, duke përfunduar me shifrat 55:52.
Lexo Edhe:
Por, në periodën e tretë sërish prishtinasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi disa herë deri në 13 pikë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 77:67. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë kryesisht e barabartë dhe kjo mjaftoi që Sigal Prishtina të shënojë fitore me rezultat 98:89.
Te Sigal Prishtina u dalluan Jetmir Zeqiri me 19 pikë e 12 kërcime, Henry Dugat me 20 pikë e shtatë asistime dhe Meriton Ismaili me 25 pikë, kurse te Prizreni 16 më i miri ishte Darell Davis me 25 pikë e 14 kërcime.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...