Google ADS

Sigal Prishtina mbyll pjesën e parë me 11 pikë epërsi

18:47 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

 Sigal Prishtina ka mbyllur pjesën e parë të lojës me 11 pikë epërsi, 30:41, shkruan portali arbresh.info

Që nga fillimi i lojës skuadra vendëse ishte në avantazh ndaj ekipit ukrainas Khimik.

Pjesa e parë është karakterizuar me një mbrojtje të ashpër të Khimik, e cila kishte shënjestër ndalimin e Dardan Berishës që është edhe motori i Sigal Prishtinës.

Kurse bardhë e kaltrit arritën që deri në 12 pikë të çonin epërsinë ndaj skuadrës nikoqire.

Kjo është ndeshja e kthimit që po luhet sërish në Pallatin e Sporteve në Prishtinë për shkak se Ukraina nuk njeh shtetin tonë dhe as pasaportat kosovare.

Sigal Prishtina duhet të fitojë tri lojë në shtëpi për t’u kualifikuar në FIBA Europe Cup, ndërsa deri tash në grupin G nuk numëron asnjë humbje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme