Sigal Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e fundit, duke e mposhtur Ponte Prizrenin 71:109.
Sigal Prishtina e nisi takimin më mirë dhe e fitoi çerekun e parë bindshëm 20:39, kurse i dyti ishte më i barabartë, duke përfunduar 23:19, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:58.
Bardhekaltrit nuk u ndalën në pjesën e dytë, duke ngritur epërsinë dhe triumfuan bindshëm 71:109.
Adam Grant ishte më i dalluari te prizrenasit me 21 pikë, kurse te prishtinasit u dallua Both Gach me 22 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.
Ponte Prizreni përfundon në vendin e shtatë me tetë fitore e 20 humbje dhe në “Play-out” do të përballet me Bora-n, ndërsa Sigal Prishtina përfundon garat e rregullta me 22 fitore e gjashtë humbje dhe si lider i Superligës ka siguruar plasmanin në gjysmëfinale të “Play-off”-it./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë