Sigal Prishtina ka arritur të arrij fitore ndaj P.C Prizrenit me rezultat 108-90 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Me këtë fitore Prishtina ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale dhe njëkohësisht ka kompletuar top katërshen e gjysmëfinalistëve, shkruan Arbersh.info.
Më i dalluari në këtë ndeshje për kryeqytetasit ishte kapiteni Dardan Berisha me 27 pikë, pesë kërçime e tre asistime.
Kurse për Prizrenin më i dalluari ishte Arti Hajdari me 23 pikë.
Bardhekaltërit në gjysmëfinale do të takohen me Bashkimin nesër me fillim nga ora 20:00.
Ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist është Trepça-Ylli./Arbresh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...