Sigal Prishtina e ka fituar përballjen ndaj Bashkimit duke triumfuar me rezultat 95-85.
Në duelin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, çereku i parë ishte shumë i ngushtë, në të cilin kryeqytetasit shënuan dy pikë më shumë (25:23).
Nikoqirët i shënuan tri pikë më shumë se kundërshtari në fraksionin e dytë (24:21) duke shkuar në pushim me pesë pikë epërsi.
Edhe në dhjetëminutëshin e tretë, vendasit vazhduan ta rritnin diferencën duke i shënuar tri pikë më shumë se ekipi prizrenas (21:18).
I ngushtë ishte edhe çereku i fundit, mirëpo basketbollistët e Prishtinës menaxhuan që të luanin më mirë dhe ta vulosnin fitoren e tyre.
Dhe duke i fituar që të katër çerekët, vendasit ia dolën që ta fitonin sfidën me 10 pikë epërsi.
Në këtë mënyrë, Sigal Prishtina forcohet në krye të tabelës me 41 pikë, derisa Bashkimi ka rënë në vend të katërt, por ka pikë të barabarta dhe një ndeshje më pak të zhvilluar në raport me Pejën që mban vendin e tretë.
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...