Adnan Januzaj nuk është më pjesë e Manchester United.
Ai u tranferua në kampionatin spanjoll, përkatësisht te skuadra e Real Sociedadit, për shifrën e 9.8 milionë eurove.
Mesfushori belg me prejardhje nga Kosova, kishte bërë bujë të madhe kur u transferua në Manchester United, në vitin 2011. Gjiganti anglez atëkohë ishte i udhëhequr nga trajneri legjendar Sir Alex Ferguson, shkruan portali arbresh.info
Ishte vetë trajneri skocez ai që e kishte zbuluar dhe e kishte transferuar në Old Trafford, si pasardhësi i David Beckham apo i Ryan Giggs. Adnani ishte vetëm 16 vjeçar.
Januzaj ishte pjesë e gjigantit belg, Anderlecht, kur filloi të bënte emër në futbollin evropian.
Adnani fillimisht u bë pjesë e ekipit rezervë të ‘djajve të kuq’, në të cilin bënin pjesë futbollistë si Paul Pogba, Jesse Lingard (tashmë pjesë e ekipit A të Utd), Ravel Morrinson, Joshua King dhe Willam Keane, të cilët konsideroheshin si e ardhmja e klubit.
Januzaj nuk pati fatin që të luante për asnjë minutë nën udhëheqjen e Sir Alex Ferguson. Ai kishte arritur të bëhej pjesë e ekipit në ndeshjen e fundit të tij si trajner i Manchester United, në ndeshjen kundër WBA-së por që nuk ishte përdorur për asnjë sekondë të vetme.
“Adnani është një lojtar më një balancë të shkëlqyer. Ai është vetëm 18 vjeçar dhe ka një teknikë të përsosur dhe me talent të veçantë”, kishte thënë Ferguson pas ndeshjes me West Bromwich Albion më 2013.
Po në atë vit ai ishte zgjedhur lojtar i vitit i rezervave të Manchester United.
Sir Alex Ferguson u largua, por United-it i kishte lënë një talent në zhvillim.
Januzajt iu dha numri 44 për sezonin 2013/14.
Manchester United u bë me trajner të ri pas 27 vitesh, ai ishte skocezi David Moyes, i cili kishte lënë Evertonin, për ta marrë drejtimin e një nga klubeve më të mëdha në botë.
David Moyes i kishte premtuar Januzajt dhe babai të tij, Abedinit, se ai e ka në plan ta përdorë 18 vjeçarin për sezonin e ri.
Januzaj debutoi për Manchester United kundër Wigan Athletic më 13 gusht në superkupën e Anglisë, si zëvendësues i sulmuesit holandez Robin Van Persie në 6 minutat e fundit.
Në Premier Ligë ai debutoi më 14 shtator në fitoren 2 me 0 kundër Crystal Palace, si zëvendësues i Ashley Young në minutën e 68.
Më 5 tetor ai e inkuadroi vetën në futbollin anglez kur shënoi dy gola kundër Sunderland-it. United ishte duke humbur në atë ndeshje 2 me 1 por me futjen e Januzaj, United arriti ta barazonte dhe ta fitonte takimin. Ai kishte mahnitur në atë ndeshje me dy super gola dhe me paraqitjen e tij.
Pas kësaj ndeshje interesimi për të u shtua nga klubet e mëdha evropiane, si Barcelona dhe Bayern Munich.
Manchester United veproi shpejtë duke i ofruar kontratë të re pesë vjeçare. Januzaj dhe agjenti i tij (babai i tij, Abedini) pranuan ofertën e ‘djajve të kuq’ duke nënshkruar kontratën e re.
Januzaj ishte nominuar nga gjiganti mediatik ‘BBC’ për çmimin e lojtarit më të mirë për të rinj.
Me shkarkimin e trajnerit skocez, David Moyes, e ardhmja e Janzuaj nuk ishte e qartë, pasi trajneri holandez, Louis Van Gaal, nuk ishte se e pëlqente edhe aq shumë.
Me fillimin e sezonit të ri 2014/15 dhe me numrin 11, qe e mori pas pensionimit të legjendës së Manchester United, Ryan Giggs, u mendua se Januzaj do të jetë ai që do të bartë përgjegjësinë e skuadrës së djajve të kuq.
Por, kështu nuk mendoi Van Gaal, i cili në sezonin e tij të parë transferoi lojtarë me renome botërore si Angel Di Maria dhe Radamel Falcao, duka ia vështirësuar situatën Adnanit.
Megjithatë, Januzaj u paraqit në ndeshjen e parë të Van Gaalit, si trajner i Man Utd, në humbjen befasuese ndaj Swansea 1 me 2 në Old Trafford, shkruan arbresh.info. Ai u inkuadrua në pjesën e dytë pa lënë ndonjë gjurmë të madhe. Startin e parë nga minuta e parë në atë sezon Januzaj e kishte bërë ndaj West Brom, me 20 tetor, por që përsëri nuk arriti të bënte diçka.
Pra, ai u harrua shumë shpejt pas ardhjes së Di Marias dhe Falcaos, por aty ishin edhe lojtarët si Van Persie, Wayne Rooney, Shinji Kagawa, të cilët ishin para Janzuajt në formacionin e Van Gaalit.
Në këtë sezon Januzaj nuk shënoi asnjë gol dhe nuk bëri asnjë asistim.
Në sezonin 2015/16, Januzaj startoi mirë duke ia siguruar United tre pikë ndaj Aston Villa, me golin e shënuar në minutën e 29, më 14 gusht.
Pas kësaj ndeshje, trajneri holandez Van Gaal, vendosi që më e mirë për Januzaj ishte të huazohej në Bundesligë, te skuadra e Borussia Dortmund.
Rezultati ishte barabartë me katastrofë. Një gjysmë sezon për t’u harruar nga ai, pasi dështoi totalisht tek gjiganti gjerman, i cili në atë sezon udhëhiqej nga gjermani, Thomas Tuchel.
Tuchel dhe drejtori i BVB-së, Joachkim Watzke, kishin kritikuar Januzaj për mosprofesionalizëm dhe se duhej ende të punonte, që të arrinte të bënte diçka. United vendosi ta rikthente nga huazimi në afatin kalimtar të janarit të vitit 2016. Ai për Dortmund kishte zhvilluar vetëm 12 ndeshje, dhe duke startuar në vetëm tri.
Në fund të sezonit Manchester United shkarkoi holandezin, Van Gaal, dhe kështu përsëri fati i Janzuaj ishte pa ditur.
United e emëroi për trajner të skuadrës trajnerin e njohur portugez, Jose Mourinho, për sezonin 2016/17.
Jose Mourinho në fillim të punës së tij me Manchester United, kishte lavdëruar Januzaj dhe kishte deklaruar se ai ka një talent të madh, por që duhet të punojë më shumë dhe të huazohet te ndonjë skuadër e Premierligës, që të përfitonte përvojën e duhur.
Kështu, Mourinho vendosi ta huazonte te Sunderland, ku trajner ishte skocezi David Moyes, me të cilin Januzaj ‘shpërtheu’ në futbollin anglez. U mendua se Januzaj më në fund do të rikthente formën e tij të vjetër, por ai nuk ndodhi.
Për ‘Macat e Zeza’ Januzaj bëri 28 paraqitje dhe shënoi vetëm një gol, që nuk mjaftuan që ta mbanin skuadrën në elitën e futbollit anglez.
Mourinho pati një sezon të suksesshëm me United, duke fituar tre trofe dhe kishte arritur ta rikthente këtë skuadër në Ligën e Kampionëve.
Trajneri portugez nuk kishte vendosur ende për të ardhmen e Janzuajt, pas rikthimit të tij në Old Trafford nga huazimi, dhe mediat angleze raportonin se Mourinho do t’ia jepte edhe një shans, gjë të cilën nuk e bëri.
Ëndrra e ADNAN JANZUAJT që të bëhej një legjendë e Manchester United, nuk u realizua. Ai zhgënjeu miliona tifozë në mbarë botën, pasi ai pritej të ishte ‘Ryan Giggs’ i dytë.
Në këtë kapitull të karrierës së tij sigurisht se ka pasur ndikim të madh edhe babai i tij, Abedini, i cili nuk e lejonte të birin e tij të pranonte ftesën e Kombëtares së Shqipërisë apo të përfaqësueses së Kosovës, ai në fund zgjodhi kombëtaren e Belgjikës.
Pas 65 paraqitjeve në fanellën e famshme të kuqe dhe vetëm pesë golave, ai u transferua në futbollin spanjoll, tek skuadra e Real Sociedadit.
Ai deri më tani për Sociedad është paraqitur në 14 ndeshje dhe ka realizuar dy gola, shkruan arbresh.info
Mbetet të shihet se a do të arrijë të këndellet Janzuaj me skuadrën spanjolle dhe ta përmbush potencialin e tij, që më të vërtetë ka një talent të jashtëzakonshëm.
Në vitin 2014, në prag të kampionatit botëror në atë botë ‘Brazili 2014’, Belgjika kishte filluar një fushatë të fuqishme tek babai i Adnanit, Abedinit, që ta bindte të birin e tij ta zgjidhte Belgjikën, duke i premtuar se do të udhëtonte për në kampionatin botëror.
Janzuaj refuzoi ëndrrën e 7 milionë shqiptarëve dhe të Gianni De Biasit, për të krijuar një kombëtare të fortë rreth Janzuaj.
Janzuaj zhvilloi gjashtë ndeshje me Belgjikën në kampionatin botëror. Me përfundimin e botërorit, ai më nuk ishte pjesë e kombëtares, për shkak të rënies së formës së tij, dhe me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, kishte mundësi që zgjidhte Kosovën, por ai me përkushtim të vazhduar refuzonte çdo ftesë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kryetarit të saj, Fadil Vokrri.
Belgjika në këtë vit, para disa muajsh me rikthimin e formës së Januzaj, përdori një taktikë për t’ia shuar gjasat Kosovës që ta merrte ndonjë ditë, duke e ftuar në kombëtare. Janzuaj kishte mundësi ta refuzonte, por nuk e bëri. Tashmë ai, përgjithmonë do të jetë lojtarë i kombëtares së Belgjikës dhe nuk do të mund ta luaj për Kosovën apo Shqipërinë.
De Biassi kishte deklaruar se më lehtë është të kontaktosh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se sa me Abedin Januzaj.
Kështu u shua karriera e ‘princit’ të Abedinit, i cili nuk dëshironte të dëgjonte për ftesat e Armando Dukës, Gianni De Biassit dhe shtatë milionë shqiptarëve./A.Luta/Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?