Si u refuzuan 100 milionë euro për Valverden nga Liverpooli

15:25 | 14 Shtator 2022
K.B

Liverpool tentoi të merrte Fede Valverde në ditët e fundit të merkatos.

Skuadra e Liverpool është me disa telashe në fazën e mesfushës dhe këto probleme synoi t’i zgjidhte në ditët e fundit të merkatos.

‘Reds’ arritën marrëveshje me Juventus për mesfushorin Arthur, por para tij kishte disa emra të tjerë në listën e dëshirave.

Sipas asaj që raporton ‘AS’ , thuhet se Liverpooli kishte ofruar 100 milionë euro për kartonin e Fede Valverde.

Këtë ofertë e kishte refuzuar menjëherë skuadra e Real Madrid, që e konsideron lojtarin si të paprekshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme