Që nga inaugurimi i tij në vitin 2011, “Allianz Stadium” ka qenë një avantazh i madh për Juventusin ndaj pjesës tjetër të klubeve italiane.
Bianconerët u bënë skuadra e parë e Serie A që zotëronte një stadium, gjë që i ndihmoi jashtëzakonisht në aspektin financiar.
Për më tepër, vendi i ri veproi si një fortesë e fortë për klubin që qëndroi përballë kundërshtarëve më të ashpër falë atmosferës së mrekullueshme të ofruar nga turmat e pranishme.
Nuk është çudi që dinastia fituese nëntëvjeçare e “Zonjës së Vjetër” u pajtua me hapjen e stadiumit.
Por, siç shpjegohet nga “Corriere dello Sport”, gjithçka ndryshoi pas pandemisë Covid-19, edhe pas rikthimit të tifozëve në stadium.
Pavarëisht kufizimeve të vendosura nga autoritetet, ne kemi parë stadium të tjera në të gjithë gadishullin apenin të mbushur me turma, duke ofruar atmosferë të ngohtë për skuadrat vendase.
Megjithatë, Allianz mbetet kryesisht bosh dhe i pajetë, pothuajse të kujton stadium e vjetër, “Delle Alpi”.
Në ndeshjen e fundit të vitit, vetëm 11, 197 tifozë u kthyen për të parë Juventusin teksa përballej me Cagliarin.
Shkak mund të jetë edhe i ftohti i dhjetorit, ose edhe pse ndeshja u zhvillua në mesjavë, por numri i të pranishmëve është thjeshtë shumë i ulët për t’u justifikuar.
Përpara marsit të vitit 2020, Bianconerët kishin humbur vetëm 10 nga 225 ndeshjet e luajtura në “Allianz Stadium”, shifër mbreslënëse kjo.
Por pas rifillimit të futbollit italian në qershor të vitit 2020, Juventus regjistroi gjashtë barazime dhe tetë humbje në 56 ndeshje.
Kjo do të thotë se “Zonja e Vjetër” humbte në shtëpi çdo 22.5 ndeshje, por sot ndodh çdo 5.75 ndeshje.
Kjo është padyshim një shenjë shqetësuese që klubi duhet të përpiqet ta rregullojë duke filluar nga viti 2022./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...