Lionel Messi kishte vështirësi për të qëndruar me një fytyrë të duhur derisa prezantuesja e Ligës së Kampionëve, Reshmin Chowdhury, filloi të intervistonte mbrojtësin Virgil van Dijk rreth ndeshjeve të sezonit të kaluar.
Ylli i Barcelonës dhe Van Dijk nga Liverpooli ishin të pranishëm në eventin për tërheqjen e shortit të UEFA Ligës së Kampionëve sonte (e enjte) për të mësuar kundërshtarët e tyre në fazat e grupeve, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja ishin në garë me superyllin Cristiano Ronaldo për çmimin Lojtari i Vitit nga UEFA.
Van Dijk përfundoi si fitues i tij ndërkohë që para këtij njoftimi Chowdhury po fliste me të tre të nominuarit.
Derisa ishte duke folur me Van Dijk, Chowdhury ishte duke tentuar të marrë mendimet e holandezit për triumfin vitin e kaluar në Ligë të Kampionëve.
Këtu u përfshi edhe fitorja 4 me 0 e Liverpoolit ndaj Barcelonës në Anfield në gjysmëfinale. Për fat, Messi dukej se nuk ishte duke kuptuar se çfarë po flisnin ata në gjuhen angleze.
Chowdhury tha: “Të kthehemi te ajo gjysmëfinale, ai rikthim… Më vjen keq që Leo është kështu por shpresojmë që nuk na kupton aq anglisht”
E gjitha që bëri Messi ishte një buzëqeshje e çuditshme para se të ulte kokën e tij ndërkohë që Van Dijk po përgjigjej, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Chowdhury vazhdoi intervistën me Van Dijk, Messi dukej i parehatshëm duke ngulur sytë në një vend teksa po luante me kravatën e tij.
Nga fundi dukej thuajse i pa interesuar fare, por kush mund ta fajësojë atë?!
Van Dijk padyshim se buzëqeshi i fundit meqenëse minuta më parë pranoi çmimin Mbrojtësi i Vitit dhe më pas çmimin kryesor./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...