Si në Botërorin “Brazil 2014”, ashtu edhe në Rusi, kosovari pjesë e Kroacisë

23:02 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Nderim Rexhaj jeton nga mosha një-vjeçare në Kroaci.

Kosovari është pjesë e këtij Kampionati Botëror “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Rexhaj është njëri nga pesë fizioterapeutët e përfaqësueses kroate.

Në ekipin përcjellës janë edhe 3 mjekë, 12 trajnerë, një kuzhinier dhe disa anëtarë të tjerë.

Ai iu është gëzuar tej mase fitores së mbrëmshme të Kroacisë nga penalltitë ndaj Danimarkës.

Po ashtu, kosovari ka bërë foto me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic.

Rexhaj ishte pjesë e stafit të Kroacisë edhe gjatë Botërorit “Brazil 2014”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme