Si fituese e Grupit 3 të Ligës D, Kosova do ta zhvillojë një ndeshje gjysmëfinale (ndaj Maqedonisë së Veriut) dhe një finale (ndaj fituesit të duelit ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë), gjithmonë nëse e fiton të parën.
Kosova nëse e kalon play-offin duke i fituar dy ndeshjet, ka mundësi që t’i ndërrohet grupi aktual ai C, por kjo është e lidhur edhe me suksesin e Rumanisë.
Në Grupi C janë aktualisht të vendosura kombëtare si Holanda, Ukraina dhe Austria.
Kjo do të thoshte se Përfaqësuesja jonë do të duhej t’i zhvillojë dy ndeshje në Bukuresht të Rumanisë (në një shtet që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës).
Kalimi në “Grupin e Vdekjes”
Por nëse Rumania kualifikohet (si fitues i Ligës A), atëherë do të përfshihet në Grupin C të ‘Euro 2020’, për faktin se ndeshjet e atij grupi do të zhvillohen në Bukuresht dhe në Amsterdam./telegrafi
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...