Të martën në mbrëmje, AC Milan do të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League. Pavarësisht se kishin vetëm katër pikë, kuqezinjët ende mund të kalojnë në fazën eleminuese.
Të rinjtë e Stefano Piolit arritën të mposhtin Atletico Madridin jashtë shtëpisë dhe kështu mbeten në garën për nënkampionin e grupit.
Ata do të duhet të mundin Liverpoolin të martën dhe ndeshja tjetër duhet të përfundojë në barazim, ose një fitore për Atleticon, por me të njëjtën diferencë si Milani.
Siç raportohet nga “CalcioMercato”, suksesi në Ligën e Kampionëve do të rezultonte në një rritje të buxhetit. Kjo mund të shtyjë menaxhmentin e Elliot që të investojë më shumë se sa pritej fillimisht në afatin kalimtar të janarit, duke parë se përforcimet mund të vijnë në dihmë.
Raparti i sulmit është shumë i dëmtuar për momentin, me Ante Rebic, Olivier Giroud dhe Pietro Pellegri jashtë me lëndime. Dy emrat që Rossonertët po ndjekin, si rezultat i kësaj, janë ylli i River Plate, Julian Alvarez dhe Augustin Alvarez i Penarol.
Një objektiv i vjetër, si Luka Jovic, mund të rishfaqet në radar pasi ai nuk ka pasur shumë hapsirë te Real Madrid. Ai shënoi mbrëmë, por nuk mund të përjashtohet një lëvizje e tij./Arbresh.info
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit