Google ADS

Si mund të kualifikohet Kosova në “Euro 2020” pas fitores befasuese të Çekisë kundër Anglisë?

07:17 | 12 Tetor 2019
A. B.

Janë vështirësuar gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.

Anglia ishte shpresa e “Dardanëve” që kualifikimi i Kosovës në Euro 2020 të ishte më lehtë i realizueshëm, por gjërat tashmë kanë ndryshuar rrënjësisht, raporton Gazeta Express.

Me humbjen befasuese të Anglisë ndaj Çekisë, Kosova tani duhet të djersitet më shumë për të siguruar kualifikimin në Evropian përmes Grupit A dhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë “Dardanët” do të kenë shansin përmes Ligës së Kombeve.

Kosova mund të zhvillojë dy takime në mars – gjysmëfinale dhe finale, fillimisht kundër Maqedonisë, nëse edhe kjo nuk kualifikohet përmes kualifikimeve të rregullta e më pas me fituesin e duelit Bjellorusia – Gjeorgjia.

Por, të besuarit e Bernard Challandes, do të tentojnë të bëjnë mrekullinë, t’i fitojnë gjitha ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar në “Euro 2020” përmes Grupit A, duke mos llogaritur fillimisht Ligën e Kombeve.

Por, nëse deri më sot duheshin vetëm ta mposhtnin Malin e Zi dhe Çekinë për t’u kualifikuar, tani duhet edhe Anglinë, apo të paktën edhe një barazim – për shkak se kjo e fundit ka humbur në fushën e rivalit që po lufton me Kosovën për pozitën e dytë.

Matematikisht, Kosova duhet t’i fitojë ndeshjet kundër Malit të Zi, Çekisë dhe Anglisë për t’u kualifikuar në Evropian, gjithmonë nëse Çekia nuk dështon me Bullgarinë, dhe nëse po, atëherë Kosovës do t’i kryenin punë vetëm fitoret kundër Malit të Zi dhe Çekisë, duke mos llogaritur Anglinë.

Mundësia tjetër është që Kosova të fitojë me Malin e Zi dhe Çekinë dhe të barazojë me Anglinë dhe edhe nëse Çekia fiton kundër Bullgarisë, dy ekipet do të shkonin me nga 15 pikë dhe kualifikuese do të varej nga ndeshjet direkte apo edhe gol diferenca.

Sfidat e fundit në Grupin A Çekia i zhvillon kundër Kosovës dhe në fund kundër Bullgarisë. Me një ndeshje më shumë, ata tashmë kanë grumbulluar 12 pikë, katër më shumë se Kosova që të hënën përballet me Malin e Zi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme