Ashtu edhe siç jemi mësuar, Xherdan Shaqiri ka realizuar një tjetër supergol.
Ylli kosovar ka realizuar golin e barazimit në takimin e xhiros së 27-të që është duke u zhvilluar në Bet365 ndërmjet skuadrës së tij, Stoke Cityt, dhe Brighton Hove Albion, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët arritën të sigurojnë epërsinë në minutën e 32′ të ndeshjes përmes Jose Izquierdos pas asistimit nga Dale Stephens.
Por, Shaqiri ka barazuar shifrat me një gol të bukur dhe si gjithmonë nga distanca.
“Raketa” erdhi në minutën e 68′ nga reprezentuesi i Zvicrës nga një distancë prej 20 metrave dhe ishte e pandalshme nga portieri Mathew Ryan./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...