Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, do të ketë shumë punë për të bërë në ditët e tij të para, pasi një nga angazhimet kryesore është një takim me Lionel Messin ku do të bisedohet e ardhmja e tij.
Ylli argjentinas ende nuk a vendosur për të ardhmen pas verës së kaluar plot tension ku i dërgoi madje klubit edhe një burofax duke kërkuar largimin.
Gazeta spanjolle “El Confidencial” ka zbuluar planin e presidentit Laporta për ta bindur numrin 10 të nënshkruajë kontratë të re.
Laporta mendon një ulje page për Messin në vlerë 30 për qind, por kontrata e re do të jetë e përjetshme, transmeton Telegrafi.
Reduktimi i pagës, do të shërbejë si një shembull për pjesën tjetër të lojtarëve, pasi klubi po vuan krizë financiare. Kontrata do të jetë e vlefshme edhe pasi Messi të tërhiqet nga futbolli, pasi do të ketë rol drejtues në klub.
Laporta do t’ia bëjë të ditura edhe idetë për përforcimin e skuadrës, ku në listë janë emra si Erling Haaland i Borussia Dortmund dhe Sergio Agero i Manchester Cityt.
Bisedimet do të fillojnë në ditët në vijim, por nuk pritet marrëveshje e shpejtë.
Për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve, Kurti merr pjesë në ...
Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Lu...
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...