E ardhmja e Elseid Hysajt ende është e paqartë, nëse do të largohet apo do të qëndrojë te Napoli.
Mbrojtësi shqiptar është prej vitesh te Napoli dhe vlerësohet si ndër më të mirët në krahun e djathtë të mbrojtjes në Itali.
Gjithsesi Roma vazhdon të shfaqë interesim dhe synon të bëjë një ofertë gjatë afatit kalimtar veror.
Por Hysaj mund të transferohet edhe në kampionatin gjerman Bundesliga.
Është skuadra e madhe gjermane, Schalke 04 që ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit shqiptar.
Edhe pse nuk munden t’i ofrojnë ndeshje në garat evropiane, Schalke po planifikon transferimin e shqiptarit.
Klubi bardhekaltër është gati të shpenzojë rreth 12 milionë euro për reprezentuesin shqiptar.
Mbetet të shihet nëse Napoli do ta lejoj largimin e lojtarit, pasi trajneri Gennaro Gattuso i ka bërë të qartë klubit se llogarit në shërbimet e Hysajt. /Telegrafi/
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...