Bayerni ka dominuar elitën e futbollit gjerman në njëmbëdhjetë vitet e fundit. Edicionin që lamë pas, ata arritën që të shpallen kampion në xhiron e fundit, pasi Dortmundi nuk ia doli të fitojë tri pikë ndaj Mainzit.
Sidoqoftë, këtë sezon ata kanë mbetur 16 pikë mbrapa në garën për titull, teksa Bayer Leverkuseni po shkon me hapa të sigurt drejt titullit kampion, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.
Humbja këtë vikend ndaj Heidenheimit ishte e shtata për bavarezët në Bundesliga, diçka që nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2011/2012, kur edhe Dortmundi ia doli që të fitonte titullin.
Pasi u përballen edhe me eliminim nga Kupa e Gjermanisë, Bayernit tashmë i ka mbetur vetëm Liga e Kampionëve për të ‘shpëtuar’ një sezon që tashmë po cilësohet i dështuar.
Humbja ndaj Heidenheimit sidomos duke marrë parasysh se bavarezët kishin epërsinë prej dy golave, nuk u prit aspak mirë nga drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl.
“Po, për shkak se duhet të ndryshojmë shumë gjëra”, ishte përgjigja e tij kur u pyet nëse do të ketë një ristrukturim të ekipit për sezonin e ardhshëm.
Pas kësaj humbje reagim pati edhe nga ish-legjenda e klubit, Lothar Matthaus, i cili e kritikoi ashpër Tuchelin.
“Rezultati tregon shumë. Thomas Tuchel nuk mund të vazhdojë të drejtojë më ekipin. Ka konferenca për shtyp dhe deklarata të çuditshme. Ekipi ka nevojë për një shtytje dhe Tuchel nuk mund ta bëjë këtë”, kishte thënë Matthaus./Telegrafi/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...