Google ADS

Shumë arsye për fitoren e parë të Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

13:27 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Kosova e vazhdon sonte (e hënë) rrugën e saj në Ligën e Evropës teksa në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të takohet me Ishujt Faroe.

Përfaqësuesja kosovare vjen në këtë ndeshje pas barazimit të arritur të premten e kaluar ndaj Azerbajxhanit në Baku, teksa e kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Përfaqësueses modeste evropiane.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi që Kosova për herë të parë në një ndeshje për pikë luan në stadiumin me emrin e legjendës Fadil Vokrri.

Ky do të jetë një rast i mirë që ‘Dardanët’ ta arrijnë fitoren e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA.Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur në ndeshjen që nis në 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme