Të luhet një ndeshje e kampionatit shqiptar në impiantin e ri “Air Albania”, duhet që si Tirana dhe Partizani dhe çdo skuadër tjetër shqiptare të shkundin mirë xhepat.
Ndonëse është premtuar se stadiumi do të ketë një pagesë si “ish” “Qemal Stafa”, e vërteta zor se do të jetë kjo.Federata që administron stadiumin, ende nuk ka një çmim për dy klubet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin.
Mendohet se çmimi për një sfidë kampionati shqiptar të shkojë 20 milionë lekë të vjetër, por kjo shumë nuk është e përballueshme për asnjë skuadër, pasi si Tirana dhe Partizani në një ndeshje normale nuk grumbullojnë kaq shumë para.Skuadrat do ta pranonin me shumë kënaqësi çmimin e vjetër 5-6 milionë lekësh që paguanin dikur.
Vetëm derbi mes këtyre dy ekipeve mund të mbledhë kaq shumë para, por ky takim luhet vetëm katër herë dhe zor se llogaritë për këto klube dalin.
Në FSHF thonë që ka një plan që Tirana dhe Partizani, për të përballuar një ndeshje derbi, mund të bëjnë marrëveshje me federatën dhe 70 për qind të biletave t’i marrin klubet dhe 30 për qind federata.Edhe ky opsion plotëson dëshirat e Tiranës dhe Partizanit vetëm në katër ndeshjet derbi, sepse në sfidat e tjera zor se mund të ketë një marrëveshje të tillë. Nga ana tjetër, nëse federata del me një çmim të lartë për stadiumin, Tirana dhe Partizani duhet të marrin masat dhe të punojnë për të ndërtuar në mënyrë perfekte stadiumet e tyre që të mos varen më nga “Air Albania”.
Kjo mund të bëjë që si njëra dhe tjetra skuadër të shpejtojnë punën në stadiumet e tyre. Në fund, edhe nëse arrihet në një marrëveshje meqë mund të luajnë në këtë stadium, klubet duhet të ndajnë sektorët dhe vetë stadiumin. Është në të mirë të tyre të eliminojnë 5-përqindëshin për të përfituar sa më shumë para nga shitja e biletave.Gjithsesi, këto janë vetëm opsione. Si fillim FSHF duhet të vendosë çmimin fiks për ndeshje dhe më pas do të flasin klubet e kryeqytetit nëse e përballojnë apo jo shifrën që kërkon federata.
Në të kundërt, si zakonisht derbi do të luhet në tashmë antikun “Selman Stërmasi”, që me sa duket i ka ditët e numëruara, pasi janë të shumtë zërat që e kërkojnë të shembur edhe impiantin e dytë të kryeqytetit.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...