Jose Mourinho do të paguhet 12 milionë funta nga Manchester United në rast se ata vendosin për ta shkarkuar atë këtë sezon.
Sipas bastvënësve, portugezi është njëri nga favoritët për tu shkarkuar pas sezonit të parë mjaftë të keq dhe merkato zhgënjyese të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Dhe sipas ‘The Sun’, Mourinho mund të paguhet për të gjithë vitin në rast se zëvendës drejtori ekzekutiv Ed Woodward vendos të largoj nga pozita atë.
55-vjeçari nënshkroi kontratë të re në muajin janar duke vazhduar qëndrimin në klub deri në vitin 2020, me opsionin për të vazhduar edhe më tutje.
Gjatë kësaj merkato, ai ka nënshkruar me mbrojtësin e ri Diaogo Dalot, mesfushorin Fred dhe portierin Lee Granit./arbresh.info/
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...