Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare gazetari i njohur sportiv dhe “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në facebook nga e bija e tij, gazetarja Alba Kepi.
Alimehmeti lindi në vitin 1945 në qytetin e Tiranës. Ai ka qenë autor i disa tregimeve, poezive dhe krijimeve historike, duke pasuruar artin shqiptar.
“Tirana e përgjakur”, është një prej tregimeve të tij mbi ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.
Disa nga krijimet e tjera të tij janë: “Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010).
Gjithashtu vlen të përmendet dhe kontributi i gazetarit në fushën e sportit, përmes promovimit të talenteve përmes penës së tij.
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...