Google ADS

Shuhen shpresat e klubeve të La Ligës për të luajtur me tifozë në stadiume

09:34 | 3 Qershor 2020
A. B.

Irene Lozano, presidentja e Këshillit Kombëtar të Sporteve (CSD) në Spanjë, ka insistuar se do të jetë e pamundur të lejohen tifozë në stadiume gjatë ndeshjeve të La Ligës, kur të rinisë kampionati këtë muaj.

Sezoni 2019/20 i La Ligës do të rinisë më 11 qershor dhe Miduel Angel Ramirez, presidenti i klubit Las Palmas të ligës së dytë, tha se tifozët do të kenë mundësi t’i ndjekin nga stadiumi ndeshjet e klubit të tij, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Lozano e ka bërë të ditur se do të jetë e pamundur të lejohen klubet spanjolle të luajnë në stadiume të mbushura me tifozë kaq shpejt, shkaku i pandemisë Covid-19.

“Është e pamundur. Integriteti i garës duhet të respektohet”, tha ajo, në një intervistë të dhënë për Cadena SER.

“Ne kemi shumë konsideratë për këto gjëra, mirëpo më e rëndësishmja është aspekti sportiv. Duhet ta respektojmë integritetin e garës”.

“Pasi që La Liga është një garë kombëtare dhe ne kemi tentuar shumë që klubet të stërviten barabartë, unë jam pak e habitur që tani, në 100 metërshin e fundit, po ka tentime për ta prishur këtë baraspeshë”.

Barcelona ka epërsi prej dy pikësh nga Real Madridit në krye të tabelës së La Ligës, me 11 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme