Bundesliga mund të mos rinisë me 9 maj.
Helge Braun, përgjegjësi i stafit të Angela Merkel, ka komunikuar pasditen e sotme se vetëm më 6 maj do të vendosen ose jo për rinisjen e futbollit në Gjermani.
Kjo do të thotë se është pothuajse e pamundur që sezoni të rinisë më 9 maj, sic kishin thënë javën e kaluar zyrtarë të Bundesligës.
As 16 maji nuk shihet si një datë për rikthim, duket si herët për shkak gjithë asaj që ende po ndodh me COVID-19.
Sido që të jetë, vendimi përfundimtar do të merret me 6 maj.
Në Francë dhe Holandë janë mbyllur përfundimisht sezonet, mbetet të shihet se si do të veprojnë në Gjermani, Itali, Angli e Spanjë.
Komuniteti i futbollit duan që sa më parë të rifillojë gjithçka për t’i shpëtuar shumë klube falimentimit për shkak të krizës që do të pasojë për shkak të koronavirusit. /Gazeta Express/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...