Ylli i Chelseat, Eden Hazard nuk do t’i bashkohet Real Madridit në merkaton e muajit janar.
Të paktën kështu thonë raportet në Spanjë që pretendojnë se ‘Los Blancos’ kanë mësuar se transferimi i tij në mes të sezonit nuk do të jetë i mundur, transmeton portali arbresh.info.
Hazard ka ngjallur më shumë thashetheme rreth transferimit të tij te gjiganti në La Liga pas kombeteve që bëri gjatë detyrës së tij me skuadër kombëtare të Belgjikës.
“Nganjëherë në kokën time unë zgjohem në mëngjes dhe mendoj se dua të shkoj”, ka shpjeguar ai.
“Nganjëherë mendoj se dua të qëndroj. Është një vendim i vështirë. Është e ardhmja ime. Unë jam 27 vjeçar dhe do të mbush 28 në janar”
“A më ka mbetur një transferim i madh në karrierën time? Po, kjo është arsyeja pse kam folur pas Kampionatit Botëror dhe kam se është koha për të ndryshuar sepse unë kam luajtur mrekullueshëm në Kampionatin Botëror”
“Jam vërtetë në lojë, jam duke luajtur futboll të mirë për momentin. Real Madridi është klubi më i mirë në botë”
“Nuk do t’iu gënjej sot. Ishte ëndrra ime që kur kam qenë një fëmijë. Kam ëndërruar për këtë klub. Ne do të shohim”
Tani, gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e njohur për raportet e tyre befasuese rreth transferimeve, thotë se Real Madridi ka një plan të ri dhe do të përpiqet për të nënshkruar me Hazardin gjatë verës.
27-vjeçari është në super formë këtë sezon pasi ka shënuar tetë herë brenda dhjetë ndeshjeve./arbresh.info/
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...