Shënjestra për transferim e Real Madridit, Neymar raportohet se ka pranuar që transferimi i tij në Bernabeu duhet të pres dhe se dëshiron të Paris Saint Germaini të nënshkruaj me Casemiron nga gjiganti në La Liga.
Neymar ka qenë në listën e kërkesave të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, gjithmonë qysh pas shfaqjes së talentit të tij te Santos, transmeton portali arbresh.info. Por, Perezit i është dhënë shpresë për të finalizuar një ditë një marrëveshje me 26-vjeçarin pas largimit të tij verën e kaluar nga rivali direkt dhe i përbetuar i Realit – Barcelona.
Qëndrimi i Neymarit në PSG ka qenë i përcjellur nga një numër i madh spekulimesh që thonë se ylli do të lë Ligën 1 dhe do të kaloj në La Liga në fund të sezonit. Megjithatë, raportet e fundit sugjerojnë që braziliani është në dijeni që rikthimi i tij në Spanjë mund të shtyhet dhe tani dëshiron që bashkëkombësi i tij t’i bashkohet atij në Parc des Princes.
Bazuar në ‘Diario Gol’, Neymar ka pranuar të shpenzoj një tjetër sezon në PSG dhe andaj ka kërkuar nga klubi të nënshkruaj me Casemiron që beson se do t’i jap një shkëlqim mesfushës së parisienëve dhe do t’i lejoj atij, Kylian Mbappes dhe Edinson Cavanit të bredhin lehtë në sulm.
Nëse Casemiro është i joshur për t’iu bashkuar bashkëlojtarit brazilian në Francë mbetet ende e pa qartë, por trajneri Zinedine Zidane besohet të jetë kundër humbjes së ish lojtarit të Portos./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...