Një seancë gjyqësore për tetë punonjës të shëndetësisë të cilët janë të akuzuar për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e vdekjes së Diego Maradonës, është shtyrë nga tetori në mars, kanë njoftuar mediat argjentinase të enjten.
Një gjykatë në San Isidro, një qytet në periferi të Buenos Aires, pranoi kërkesën e tre nga tetë të pandehurit për të shtyrë për herë të dytë gjyqin, i planifikuar fillimisht për 4 qershor dhe që do të fillonte më 1 tetor.
Procesi tani do të fillojë më 11 mars, ka raportuar gazeta argjentinase La Nación.
Futbollisti legjendar, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të dytë të Kupës së Botës në vitin 1986, vdiq në moshën 60-vjeçare në nëntor 2020 për shkak të arrestit kardiak, pasi iu nënshtrua një operacioni në tru disa ditë më parë.
Mes të akuzuarve për vdekjen e ish-lojtarit të Boca Juniors dhe Napolit janë neurokirurgu, psikologu, psikiatri dhe infermierët e tij, të cilët mund të përballen me dënime me burg nga tetë deri në 25 vjet.
Maradona në total gjatë karrierës së tij ka zhvilluar plotë 343 ndeshje, ku ka arritur që të shënojë 159 gola dhe të dhurojë 105 asistime.
Ai ka fituar 12 trofe gjatë karrierës së tij, ndërsa ka fituar katër herë çmimin si lojtari më i mirë i vitit./Telegrafi/
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...