Ndeshja e paraparë të zhvillohet mes Kosovës dhe Rusisë është shtyrë nga UEFA.
Bazuar në njoftimin nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Rusisë, UEFA ka marrë këtë vendim për shkaqe sigurie, transmeton portali arbresh.info.
“UEFA ka njoftuar RFU-në për shtyrjen e ndeshjes kualifikuese CH2021 midis ekipeve kombëtare të femrave të Kosovës dhe Rusisë, të planifikuar për 4 tetor në Prishtinë. Ky vendim u morë për arsye sigurie”, thuhet në komunikatën e publikuar nga RFU.
“Data dhe vendi i ndeshjes do të përcaktohet më vonë, pas përfundimit të kontrolleve shtesë”
Takimi mes vashave të Kosovës dhe atyre të Rusisë ishte paraparë të zhvillohet më datën 4 tetor të këtij viti./arbresh.info/
Zarife Asllani i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Kuvendi i Koso...
Habit, Guardiola: Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë sh...
Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Nisterlooy flet për të ardhmen e tij tek Manchester United