Google ADS

Shtyhet ndeshja, shi i madh në fushë

13:40 | 26 Tetor 2019
Arbresh Info

Një ndeshje në Championship pasditen e sotme (e shtunë) është shtyrë.

Bëhet fjalë për takimin mes Nottingham Forest dhe Reading në Lindje të Midlands, transmeton portali arbresh.info.

Vetëm dy orë para ndeshjes është inspektuar fusha në City Ground dhe ndeshja është shtyrë për shkak se zyrtarët kanë vendosur se nuk mund të luhet aty.

“Shiu i madh gjatë natës ka lënë zona të mëdha në fushë me ujë dhe gjendja e saj është vlerësuar si e papërballueshme për tu luajtur nga gjyqtarët”, shkruan klubi Nottingham Forest në një njoftim në rrjete sociale.

Siç njofton skuadra e Aro Muricit, një datë tjetër do të konfirmohet së shpejti për zhvillimin e ndeshjes./arbresh.info/

https://twitter.com/NFFC/status/1188051867634458625

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme