Google ADS

Shtyhet ndeshja ndërmjet Marseille dhe Rennes

21:55 | 30 Janar 2021
Arbresh.info

Ndeshja ndërmjet Marseille dhe Rennes është shtyre në afat të pacaktuar.

Ndeshja ndërmjet Marseille dhe Rennes e vlefshme për xhiron e 21-të të Ligue 1 është shtyer shkaku i revoltimeve të tifozëve të Marseille, transmeton lajmi.net.

Marseille qëndron në vendin e shtatë me 32 pikë, klubi disa javë më parë ishte në pozitën e parë në Ligue 1, por që humbjet e një pas njëshme i shkaktuan rënjen në renditjen tabelare.

Tifozët e Marseille, kishin djegur qendrën stërvitore “Robert-Louis Dreyfus”, dhe pastaj pësuan protestat e ashpra.

Sipas tifozëve, shkaku është rezultati dhe performanca e dobët e skuadrës. Sipas mediave franceze, edhe disa lojtarë në dhomat e zhveshjes ishin përleshur në mes vete.

Policia e qytetit ndërhyri duke shpërndarë tifozët ultras, por pastaj edhe Federata franceze dhe Rennes pranuan kërkesën e zyrtarëve të Marseille për të shtyre ndeshjen në një orar tjetër.

Kapiteni i Marseille, Steve Mandanda, ka reaguar pas incidentit.

“Unë jam lojtar i Olympique de Marseille për 13 vjet. Unë di gjithçka për këtë klub, e di dashurinë dhe zhgënjimin që mund të krijojë. Por ngjarjet e sotme më trishtojnë dhe janë të papranueshme për mua”, tha ai.

“Ne jemi lojtarë të futbollit dhe një krizë sportive nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë një dhunë të tillë. Ka ardhur koha për qetësim”, përfundoi Steve Mandanda.

Edhe klubi ka dalur me një deklaratë zyrtare ku ka dënuar dhunën e shkaktuar nga tifozët duke kërkuar nga autoritetet të marrin në dorë situatën e krijuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme