Shtyhet ndeshja Juventus – Atalanta

18:13 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Është shtyrë ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Atalantas për shkak të reshjeve të mëdha të borës

Gjyqtari i takimit Mariani në bashkëpunim me kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Toloi të Atalantas kanë vendosur që ndeshja të shtyhet.

Fusha e stadiumit të Juventusit është e mbuluar e tëra më borë dhe nuk ka kushte minimale për zhvillimin e ndeshjes.

“Zyrtare: Shtyhet ndeshja Juventus – Atalanta për një datë të pacaktuar për shkak të kushteve atmosferike”, thuhet në njoftimin zyrtar të Juventusit.

Ende nuk është vendosur, nëse kjo ndeshje do të zhvillohet nesër, ose ndonjë ditë tjetër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme