Ndeshja e fundit e Trepcës në Fiba Europe Cup ndaj Caledonia Gladiaotors është shtyrë për një datë tjetër.
Kjo ndeshje e paraparë të luhet ditën e mërkurë është shtyrë, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Mitrovica, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kampionia e Kosovës ka bërë të ditur se vonesa në procesin e vizave hyrëse për Britani të Madhe ka qenë arsyeja pse kjo ndeshje u shty.
“Ndeshja e xhiros së VI ne kuadër të grupit H në mes të Caledonia Gladiators dhe Trepca e planifikuar të zhvillohet me datë 13.11.2024 është shtyer për një datë tjetër si pasojë e vonesave administrative në procesim të vizave hyrëse për Britani të Madhe”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Pas pesë ndeshjeve “xehetarët” kanë po aq humbje kurse skocezët kaën dy fitore e tri humbje./Arbrsh.info
Lufta kundër diabetit, ndërtesa e IKSHPK-së ndriçohet me ngj...
Kader Kicaj shfaqet tërheqëse në imazhet e fundit në Instagr...
“Është turp çfarë po bëjnë” – Harry Kane godet bashkëlojtarë...
Vullneti me elemente druri të kuzhinës, proteston ndaj debat...
Statovci për LDK-në: Kritikon ndihmën që ua bëjmë nënave e f...
Sindikata e Re e KEK-ut hyn në grevë nga 20 nëntori