Google ADS

Shtyhet kampionati botëror për futbollistë nën 17 dhe 20-vjeç

18:27 | 24 Dhjetor 2020
arbresh.info

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) anuloi sot Kupën e Botës për futbollistët nën 17-vjeç dhe Kupën e Botës për lojtarët nën 20-vjeç për shkak të pandemisë COVID-19.

Turnetë do të duhej të luheshin në vitin 2021, por do të mbahen në vitin 2023, për lojtarët nën 20-vjeç në Indonezi dhe për lojtarët nën 17-vjeç në Peru, siç ishte planifikuar, transmeton arbresh.info.

FIFA deklaroi se pandemia e virusit korona vazhdon të paraqesë sfida për organizimin e garave sportive dhe ka një efekt kufizues në udhëtimet ndërkombëtare.

“Është bërë e qartë se situata globale nuk ka arritur të normalizohet në një nivel të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur sfidave që lidhen me organizimin e të dy turneve, duke përfshirë edhe fizibilitetin e kualifikimit,” njofton FIFA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme