Fitorja e së shtunës ndaj Mainz nuk i ka mjaftuar Bayern Munich për të festuar titullin e kampionit në Bundesligë. “Bavarezët” kanë triumfuar 3:0 në “Allianz Arena” në ndeshjen e Javës së 31-të, por festa për titullin është shtyr për fundjavën e ardhshme, pasi Bayer Leverkuseni ka fituar ndaj Augsburg.
Leroy Sane (27’), Michael Olise (40’) dhe Eric Dier (84’) kanë shënuar golat e fitores për Bayern, që mbetet lider me 75 pikë, tetë më shumë se Leverkusen që ndodhet në vendin e dytë me 67 pikë. Ndërkohë, Mainz zë pozitën e shtatë me 47 pikë.
Bayern mund të kishte siguruar titullin këtë fundjavë nëse Leverkusen do të mposhtej nga Augsburg. Por Leverkusen ka fituar 2:0, me gola të Patrik Schick (13’) dhe Emiliano Buendia (45+1’), duke e shtyrë kështu zyrtarizimin e titullit për “bavarezët”.
Bayern Munchen mund ta sigurojë titullin javën e ardhshme nëse arrin të mposhtë Leipzigun.
Araujo: Kjo gjeneratë do të fitojë shumë titujë të Ligës së ...
Gjendet 17 vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën
Përfundon seanca e të dyshuarit për spiunazh, pritet të cakt...
Gjesti nis karrierën prej vërteti- menaxheri i Yll Limanit e...
FFK organizon kursin e radhës për Licencën A për trajnerë