Thibaut Courtois pritet të mungojë në ndeshjen e Real Madridit për Superkupë ndaj Atleticos mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Reprezentuesi belg finalizoi javën e kaluar transferimin e tij për 35 milionë funta nga Chelsea në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Courtois ka udhëtuar me skuadrën e Real Madridit në Estoni për ndeshjen e tyre të Superkupës kundër Atleticos dhe pritej të bënte sonte debutimin zyrtar.
26-vjeçari u stërvit gjithashtu me bashkëlojtarët e tij në Madrid mbrëmjen e kaluar në stadiumin Lillekuela në Tallinn.
Por, ‘Cadena COPE’ raporton që Courtois nuk do të luaj në ndeshjen kundër Atleticos për shkak se nuk është i regjistruar në UEFA për të luajtur në këtë kompeticion.
Kjo do të thotë se Keylor Navas do të jetë startues, ndërsa Kiko Casillas në bankinë./arbresh.info/
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...