Shtyhet debutimi i Hazardit në La Liga

14:58 | 16 Gusht 2019
A. B.

Real Madridit do t’i duhet të bëjë pa yllin belg, Eden Hazard, në ndeshjen e parë të sezonit 2019/20 në La Liga.

Klubi mbretëror do ta fillojë sezonin e ri nesër (e shtunë) me ndeshjen ndaj Celta Vigos në Estadio de Balaidos.

Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane do të ketë kokë-dhimbje shkaku i disa mungesave.

Pas Dani Carvajalit, i cili do të mungojë shkaku i kartonëve të marrë në sezonin e kaluar, Reali do të vuaj edhe mungesën e Hazardit.

Hazard do t’i mungojë Mbretërve në takimin ndaj Celtas shkaku i lëndimit.

Ylli belg raportohet se ka pësuar dëmtim në muskulin e përparmë të këmbës së djathtë dhe raportet e detajuara mjekësore do të dalin gjatë ditëve të ardhshme.

Ndeshja ndaj Celta Vigos do të zhvillohet nga ora 17:00.

https://twitter.com/realmadriden/status/1162340376566517761?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1162340376566517761&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshtyhet-debutimi-hazardit-ne-la-liga-belgu-ti-mungoje-realit-ne-ndeshjen-hapese-te-sezonit%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme