Janë shtyrë të gjitha ndeshjet e sotme të javës së 27 të Serie A italiane si shkak i vdekjes së italianit, Davide Astori
Në moshën 31 vjeçare në gjumë ka vdekur kapiteni i Fiorentinës dhe lojtari i Kombëtares së Italisë, Davide Astori.
Për shkak të kësaj tragjedie, Federata Italiane ka njoftuar se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme.
Fillimisht ishin shtyrë vetëm dy ndeshje, Genoa – Cagliari dhe Udinese – Fiorentina.
Por, më pas është vendosur që të shtyhen të gjitha këto takime, për shkak të gjendjes emocionale të futbollistëve dhe tifozëve.
“Të tronditur nga lajmi tragjik. E gjithë familja e Serie A i shpreh ngushëllime familjes së Davide Astori dhe skuadrës së Fiorentinas. Të gjitha ndeshjet e planifikuara sot janë shtyrë si shenjë zie. Lamtumirë Davide”, thuhet në njoftimin zyrtar të Serie A. /Express
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...