Gjiganti në Serie A, Juventusi thuhet se ka pranuar një ofertë sekrete nga Real Madridi për yllin e tyre të mesfushës, Miralem Pjanic.
Edhe pse Pjanic synon të vazhdojë qëndrimin në Juventus edhe këtë verë, agjenti shqiptar i futbollistit boshnjak, Fali Ramadani, është duke shtyrë atë drejt largimit nga “Zonja e Vjetër”, që dëshiron t’i ofroj kontratë të re dhe të mos e lejoj atë të largohet për ndonjë tarifë rekorde prej 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
‘Tuttosport’ thotë se Real Madridi në formë sekrete i ka shtruar një ofertë 60 milionëshe Juventusit për mesfushorin Pjanic. Thuhet se ata kanë refuzuar ofertën për shkak se dëshirojnë një tarifë më të madhe se ajo prej 60 milionë euro.
Në fakt, Juventusi dëshiron t’i ofroj rinovim të kontratës yllit të tyre për të shuar interesimin nga klubet e mëdha si Real Madridi. Chelsea dhe Manchester City janë përpjekur gjithashtu për të nënshkruar me lojtarin.
Juventusi është i vendosur për t’i ofruar atij një kontratë të re pesë vjeçare që e mban atë në skuadër deri në vitin 2023 duke i siguruar gjithashtu 2 milionë më shumë të ardhura sesa shuma prej 4.5 milionë euro që fiton për sezon me kontratën aktuale./arbresh.info/
A mendoni se Ramadani do të jetë i suksesshëm me përpjekjet e tij për të dërguar Pjanicin në Real Madrid?
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030