Google ADS

Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki  

19:25 | 16 Nëntor 2024
D.H

Shqipëria dhe Çekia luajnë sfidën më të rëndësishme të Ligës së Kombeve këtë mbrëmje.

Kjo ndeshje është e paraparë të nis me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.

Teksa pak para fillimit të ndeshjes masat për këtë sfidë janë ashpërsuar.

Në pjesën e tifozëve është vendosur rrjetë që pengon ata të hedhin gjësende në drejtim të fushës.

Kjo vjen si pasojë e ndeshjes së fundit në Pragë, ku tifozët çek, kanë fyer shqiptarët si dhe kanë vendosur banderola anti-Kosovë.

Tashmë kanë mbetur më pak se një orë e gjysmë nga fillimi i ndeshjes dhe tifozët kanë filluar të hyjnë në ambientet e stadiumit “Air Albania”, i çili do të jetë i stërmbushur për këtë ndeshje.

Në qoftë se Shqipëria arkëton tre pikët atëherë do ta ketë vendin e parë në grup, ku do të mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme