Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20, që do të zhvillohet në Rumani.
Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu do të përfaqësojnë Kosovën në konkurrencën e femrave, kurse Erion Bajrami dhe Albi Macula tek meshkujt.
Ekipet e Kosovës u nisen drejt Rumanisë mbrëmë, por rruga e tyre nuk ka shkuar siç duhet.
Kontigjenti kosovar u detyrua të ndërrojë rrugën, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin.
Pas kësaj, “Dardanët” u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në Rumani.
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...